Bahtiri: Koalicioni do të bëhet, s’ka si të ndodhë ndryshe

Aktuale

Bahtiri: Koalicioni do të bëhet, s’ka si të ndodhë ndryshe

Më: 16 janar 2020 Në ora: 21:31
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëkohësisht anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Agim Bahtiri, ka thënë se ende ka shpresë që koalicioni VV-LDK do të ndodhë.

“Kam besim se koalicioni do të bëhet sepse nuk ka si të ndodhë ndryshe, çfarëdo opsioni tjetër është i papranueshëm për mua, për qytetarët dhe për disa njerëz që janë në LDK”, tha ai.

Bahtiri pohoi edhe njëherë se VV të vetmen parti që e sheh si partner është LDK.

“VV do ta ketë partner vetëm LDK-në, ne kemi pritur më shumë se kjo qeverisje të bëhet në nivelin më të mirë të mundshëm, nuk mundem ta kuptoj pse kanë ndodhë këto gjëra nga disa njerëz që nuk kërkojnë në të mirën e vendit”, shtoi Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat