Gjinovci: LDK nuk po dëshiron marrëveshje, kjo është e qartë

Aktuale

Gjinovci: LDK nuk po dëshiron marrëveshje, kjo është e qartë

Më: 16 janar 2020 Në ora: 21:38
Rron Gjinovci

Opinionisti, Rron Gjinovci, ka thënë në emisionin Pressing se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk dëshiron të ketë marrëveshje me VV’në.

Sipas tij, nëse LDK ka menduar që VV do të vazhdojë vetëm pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryeparlamentar, atëherë pse ka vazhduar me takime.

“LDK nuk po dëshiron marrëveshje, kjo është e qartë”, ka thënë Gjinovci.

“Është me rëndësi që gjërat të i dijë publiku. Nuk ka pasur transparencë që publiku të dijë çfarë po ndodhë. Pas asaj që pamë, ku pati gatishmëri hapur nga disa persona brenda LDK’së që të mos ketë asnjëherë koalicion. Është e qartë: LDK’ja nuk po dëshiron të ketë marrëveshje. Nuk mund të i thuhet VV’së pritni derisa të i pëlqeni LDK’së”, ka shtuar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat