Latifi thotë se nuk e sheh të mundur arritjen e marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së

Aktuale

Latifi thotë se nuk e sheh të mundur arritjen e marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së

Më: 16 janar 2020 Në ora: 21:50
LDK-LVV

Analisti politik, Blerim Latifi, ka thënë se arritja e një marrëveshje mes LDK’së dhe VV’së, për të formuar koalicionin qeverisës, do të jetë shumë e vështirë.

“Arritja e një marrëveshje është pothuajse e pamundur”, ka thënë Latifi.

“LDK është munduar me të gjitha kapacitetet që gjejë një arsye për dështim të marrëveshjes”.

Ai ka thënë se kanë ndodhur shumë gjëra prej që partitë ishin përafruar, të cilat nuk lejojnë një arritje të marrëveshjes.

Tutje ai ka pasur edhe disa komente për letrën e dërguar nga kryetari i VV’së, Albin Kurti, në zyret e LDK’së.

“Letra e Kurtit ka pasur koncepte të papranueshme. Njëra prej tyre është për shembull përmendja e monarkisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat