Ambasadorja kroate: Na ndihmoni t’ju ndihmojmë për liberalizimin e vizave

Aktuale

Ambasadorja kroate: Na ndihmoni t’ju ndihmojmë për liberalizimin e vizave

Më: 16 janar 2020 Në ora: 23:12
Danijela Barishiq

Ambasadorja kroate Danijela Barishiq duke folur për procesin e liberalizimit të vizave ka deklaruar se sipas Komisionit Evropian, Kosova i ka plotësuar kriteret.

Të njëjtën gjë, sipas saj e ka thënë edhe Parlamenti Evropian. Por, sipas saj, ka ende disa shtete, të cilat po hezitojnë.

“Pra, ne po bëjmë më të mirën tonë për t’ua sqaruar këtyre shteteve që po hezitojnë se ju i keni kryer obligimet tuaja. Por, ju duhet të vazhdoni të punoni, sepse kjo nuk është një punë që ju e kryeni një herë dhe pastaj nuk merreni me të, por është diçka që duhet ta bëni në mënyrë të vazhdueshme. Pra, ne do të bëjmë më të mirën tonë që të arrijmë një marrëveshje të përbashkët, por ajo çka mund t’ju them është, na ndihmoni që t’ju ndihmojmë”, ka deklaruar Barishiq në Rubikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat