A do të arrihet marrëveshja LVV-LDK apo do të ketë zgjedhje? Përgjigjet Isa Mustafa

Aktuale

A do të arrihet marrëveshja LVV-LDK apo do të ketë zgjedhje? Përgjigjet Isa Mustafa

Më: 17 janar 2020 Në ora: 07:49
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka treguar përfundimisht se a do të arrihet apo jo marrëveshja me Vetëvendosjen.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka folur rreth marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Kosovës, ka thënë se, akoma nuk e di nëse do të arrihet marrëveshja me Vetëvendosjen apo jo.

Sipas tij, që të dy partitë kanë punuar shumë në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Unë s’mund ta them se a do të ketë apo s’do të ketë. Ne kemi punuar shumë jemi përgatitur shumë dhe jemi përkushtuar shumë për një marrëveshje, s’po them veç LDK, por kemi punuar shumë të dy palët”, u shpreh Mustafa.

Ai po ashtu ka thënë se në asnjë moment nuk e ka nënvlerësuar Kurtin gjatë bisedimeve dhe nuk e ka parë si armik, pasi që në tavolinë kanë biseduar për interesat partiake e shtetërore.

“Unë mund të them edhe me zotin Kurtin nuk e kam cilësuar nën vetitë e mia sepse të dy jemi ulur me e bërë një marrëveshje që ta bëjmë për t’i mbrojtur interesat partiake, të Kosovës, por në rast të parë të qytetarëve. Unë në asnjë rast nuk jam ulur me Kurtin si me një armik”, u shpreh Muatafa ndër të tjerash.

Mustafa ka thënë se jo vetëm ai personalisht, por e gjithë LDK-ja është që të gjendet një zgjidhje dhe jo të shkohet përsëri në zgjedhje.

“Unë kam vullnet që të bëhet marrëveshja. LDK-ja ka vullnet që të bëhet marrëveshja dhe kemi punuar shumë që të bëhet kjo marrëveshje. Dhe nëse nuk bëhet duhet të lëshojmë pe që të arrihet. Dhe do të ishte shumë e dëmshme që për shkak të mos arritjes së marrëveshjes vendi të shkohet në zgjedhje. Qytetarët nuk kanë votuar që vendi të shkohet në zgjedhje. Unë jam për atë që me çdo kusht të gjendet një zgjidhje dhe të mos shkohet në zgjedhje sepse qytetarët nuk kanë votuar që të shkojnë përsëri në zgjedhje”, deklaroi Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat