Haradinaj për vrasjen e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka: Ata, gjithmonë na vranë në prita si qyqarët - Bota Sot
Haradinaj për vrasjen e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka: Ata, gjithmonë na vranë në prita si qyqarët

Aktuale

Haradinaj për vrasjen e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka: Ata, gjithmonë na vranë në prita si qyqarët

Më: 17 janar 2020 Në ora: 09:44
Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla.

Sot është 33-vjetori i vrasjes makabre të vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka. Shërbimi sekret jugosllav kishte paguar këtë vrasje e cila kishte ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka kujtuar tre atdhetarët shqiptarë, duke i quajtur si aritektë të lirisë. “Ata gjithmonë na vranë në prita si qyqarët.

Në tentativë për të vrarë përpjekjet për liri, të shuanin shkëndijat e kryengritjes që po afrohej, të pabesët qëlluan Jusuf Gërvallen, Kadri Zekën e Bardhosh Gërvallën.

Ata ranë, por lanë trashëgim te mijëra të tjerë, planet e lirisë.

Ata ishin vetë arkitektët e saj.

17 janari i vitit 1982, nuk ishte datë e vdekjes për ta, por dita e përjetësisë së tyre”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat