Thaçi përkujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën

Aktuale

Thaçi përkujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën

Më: 17 janar 2020 Në ora: 10:04
Hashim Thaçi

Në rastin e përkujtimit të 38 vjetorit të vrasjes së vëllëzërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ata u vranë nga segmente të shërbimit sekret jugosllav.

Thaçi shtoi se vrasja e tyre ishte një goditje e rëndë për lëvizjen patriotike, si jashtë, ashtu dhe brenda Kosovës.

“Tre veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, para 38 viteve u vranë nga segmente të shërbimit sekret jugosllav. Ishte një goditje e rëndë për lëvizjen patriotike, si jashtë, ashtu dhe brenda Kosovës, pikërisht kur po bashkërendoheshin grupet politike në një front të përbashkët. Edhe pas katër dekadave ende nuk është zbardhur ky krim i kryer në Gjermani. HTH”, ka shkruar ai.

Image
Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat