Bregu: Ndotja e ajrit është kërcënim serioz

Aktuale

Bregu: Ndotja e ajrit është kërcënim serioz

Nga: F. B. Më: 17 janar 2020 Në ora: 10:16
Maljinda Bregu

Qeveritë e regjionit duhet të aplikojnë masa sistematike me rastin e situatës dramatike me ndotjen e ajrit në regjion ka porositur sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim regjional (RCC) Majlinda Bregu, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Sipas Bregut këto masa do duhej të përfshinin hedhjen e teknologjive të vjetra edhe të amortizuara dhe vendosjen e teknologjive të reja, së bashku me vendosjen e sensorëve për matjen e kualitetit të ajrit  si dhe heqjen e shfrytëzimit të derivateve të lira për ngrohje në dëm të qytetarëve.

„Kjo kushton por është e obligueshme nëse duam të ndryshojmë situatën. Nuk jam unë ajo që ofron zgjidhje, as nuk kam zgjidhje të gatshme, por ajo për çka unë jam e sigurt është se niveli i ndotjes përbën një kërcënim serioz për jetën tonë. “, tha Bregu, përcjell Mina.

Ajri në shumë qytete të Malit të Zi këtyre ditëve ishte i ndotur, gjasat për gjendje të njëjtë do jenë edhe në ditët që vijnë, por të dhënat nga matjet do jenë të rregullta.

Kështu kanë njoftuar Ministria për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Turizëm (MORT), Agjensioni i mbrojtjes së mjedisit (EPA), Enti për Hidormetereologji dhe Seizmilogji dhe Instituti për Shëndetësi Publike nga takimi që kanë mbajtur „ për shkak të tejkalimit të emisionit të materieve ndotëse në ajër, këtyre ditëve”.

„Në takim përveç njoftimit me shkallën e ndotjes është kërkuar edh rekomandim dhe njoftim pëlr qytetarët për sjelljen dhe mbrojtjen nga mjediset e tilla në gjendjen e këtillë të ajrit “, njoftojnë përmes kumtesës.

Gjendja sipas njoftimeve që vijnë nga Kosova është edhe në qytetet atje, ku sipas RTK ka pasur ndotje të madhe të ajrit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat