Isa Mustafa përkujton ish-deputetin e vrarë të LDK-së, Smajl Hajdarajn: Smajli luftoi me trimëri kundër pushtuesit serb

Aktuale

Isa Mustafa përkujton ish-deputetin e vrarë të LDK-së, Smajl Hajdarajn: Smajli luftoi me trimëri kundër pushtuesit serb

Nga: V.R Më: 17 janar 2020 Në ora: 10:20
Smajl Hajdaraj dhe Ibrahim Rugova

Para 18 vitesh, u vra pabesisht Smajl Hajdaraj, anëtar dhe deputet i LDK-së. Në këtë 18 përvjetor, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se Smajl Hajdaraj, luftëtar i paepur që trimërisht luftoi pushtuesit serb.

“Smajli u vra pabesisht, para hyrjës së banesës së tij në Pejë, siq duket rruga e drejtë dhe aktiviteti i tij prej atdhetari iu pengoi qarqeve anti-kombëtare duke ia ndalën në gjysmë rrugën e nisur për liri”, u shpreh Mustafa.

Postimi plotë:

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton veprimtarin Smajl Hajdaraj.

“Sot, bëhen 18 vite nga momenti tronditës i vrasjes së njërës prej figurave më të rëndësishme të LDK-së, ish-deputetit të Parlamentit të Kosovës, Smajl Hajdaraj.

Në 18 vjetorin e vrasjes, shprehim dhimbjen e thellë për humbjen e tij.

Smajl Hajdaraj, komandati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Rugovës, luftoi me vendosmëri dhe trimëri kundër pushtuesit serb.

Ai gjatë gjithë jetës së tij, ishte i pathyeshëm si personalitet, aktivist i rrugës për liri dhe demokraci, dhe tregoi shembullin më të mirë të një njeriu që për brezat e ardhshëm do të mbetet model se si mbrohet dhe duhet atdheu.

Smajli u vra pabesisht, para hyrjës së banesës së tij në Pejë, siq duket rruga e drejtë dhe aktiviteti i tij prej atdhetari iu pengoi qarqeve anti-kombëtare duke ia ndalën në gjysmë rrugën e nisur për liri.

Lidhja Demokratike e Kosovës, në këtë përvjetor e përkujton më nder dhe krenari, Smajl Hajdarjn, dhe në të njejtën kohë vazhdimisht kërkon nga organet e drejtësisë që të zbardhen të gjitha rastet e vrasjeve pas luftës të vepritarëve të LDK-së, e poashtu edhe rasti i Smajl Hajdarajt, dhe autorët e krimit të marrin dënimin e merituar.

Lavdi jetës dhe veprës të Smajl Hajdaraj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat