Haradinaj përkujton Smajl Hajdarajn në 18 vjetorin e vrasjes

Aktuale

Haradinaj përkujton Smajl Hajdarajn në 18 vjetorin e vrasjes

Më: 17 janar 2020 Në ora: 10:55
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj në 18 vjetorin e vrasjes me anë të një postimi në Facebook e ka përkujtuar deputetin e Kuvendit të Kosovës Smajl Hajdaraj.

Ai ka shkruar se do ta kujtojnë përgjithmonë veprën dhe shëmbëlltyrën e Hajdarajt.

Postimi i Haradinajt:

Ndërtimi i vendit kishte sfidat e veta.

Humbëm shumë bashkëluftetarë e njerëz të dashur.

Në 18 vjetorin e vrasjes, kujtojmë bashkëluftetarin Smajl Hajdaraj, deputet i Kuvendit të Kosovës.

Do ta kujtojmë përgjithmonë me respekt veprën dhe shëmbëlltyrën e tij.

RH

Image
Smajl Hajdaraj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat