Miftaraj i reagon Lumezit: Pronto Kryeprokurori paska tentua me na shit moral

Aktuale

Miftaraj i reagon Lumezit: Pronto Kryeprokurori paska tentua me na shit moral

Nga: G.B Më: 17 janar 2020 Në ora: 11:00
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar ndaj kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, i cili ka thënë se ka pasur përpjekje të ndryshme grupore, sociale e në disa raste edhe politike për të bërë presion në institucionin e Prokurorit të Shtetit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka thënë se mediat dhe shoqëria civile janë për ta kritikuar kur e bën bërllok, e kështu ka bërë që kur ka ardhur në atë pozitë, përcjell Bota sot.

Miftaraj i ka thënë se njihet si Pronto Kryeprokuror dhe se i përkrah një numër të vogël të gazetarëve dhe shoqërisë civile, që e mbrojnë atë dhe prokurorët tjerë të korruptuar.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Pronto Kryeprokurori Lumezi, paska tentu me shit moral edhe sot. Pronto Kryeprokuror media dhe shoqeria civile jane me te kritiku kur e bon berllog, e doren ne zemer prej se ke ardh vetem berrllog e ke ba. Jo rastesisht, ne publik njihesh si Pronto Kryeprokuror.

Pronto Kryeprokuror, ti ke perkrahje nga nje numer i vogel i gazetareve dhe shoqerise civile (mbase nje ose dy, hajde maximumi tre), qe te mbrojne ty dhe prokuroret e korruptuar me cdo kusht. Edhe a e din pse, se jane ata qe kane kane nevoje per mbrojtjen tende, se jane si ti.

Pjese nga fjalimi skandaloz i Pronto Kryeprokurorit Lumezi:

Prokuroria vazhdimisht është përpjekur të jetë e pavarur në punën e saj, megjithatë në vitin që lamë pas ka pasur përpjekje të ndryshme grupore, sociale e në disa raste edhe politike për të bërë presion në institucionin e Prokurorit të Shtetit.

Për fat të keq, ne kemi edhe dukurinë ku struktura të caktuara me nisma të ndryshme po nxisin urrejtje ndaj Prokurorisë, duke i mohuar rezultatet e punës në të gjitha fushat, me qëllim që ta paraqesin Prokurorinë si të dështuar.

Mirëpo, me bindje të plotë ju them se sot sistemi prokurorial është shumë hapa përpara asaj që ka qenë në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat