Këto janë komunat që pagujnë shuma të mëdha parash për vendime gjyqësore

Aktuale

Këto janë komunat që pagujnë shuma të mëdha parash për vendime gjyqësore

Më: 17 janar 2020 Në ora: 11:45
Pamje nga konferenca

Leposaviqi, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Deçani, Drenasi, dhe Kllokoti janë komunat që kanë paguar më së shumti nga vendimet e gjyqësorit në periudhën janar-tetor të vitit 2019.

Ndërsa, ato që më së paku kanë bërë pagesa të tilla janë Shtërpca, Ranillugu, Obliqi, Dragashi, Hani i Elezit dhe Graçanica.

Kështu u tha sot në konferencën e Lëvizjes “Fol”, ku u prezantuan gjetjet nga monitorimi i shumave të paguara nga komunat që dalin nga vendimet gjyqësore.

Koordinatori i projekteve në ‘Fol’, Elbasan Racaj i bëri të ditura shifrat e pagesave pas vendimeve të gjykatave, ku tha se këto pagesa shkojnë në miliona euro dhe se një pjesë e konsiderueshme e buxhetit të këtyre komunave po shkon për pagesa të tilla që po i humbin në raste gjyqësore.

 “Vlerësimi i rasteve mbi të cilat janë dënuar komunat janë të shumta. Sfidat janë këto, në përgjithësi komunat kanë shumë pak zyrtarë ligjor që me mbrojtë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat