Avdullah Hoti: Letra e Vetëvendosjes absurde dhe qesharake

Aktuale

Avdullah Hoti: Letra e Vetëvendosjes absurde dhe qesharake

Nga: V.R Më: 17 janar 2020 Në ora: 12:10
Avdullah Hoti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, në një emision televiziv, ka rrëfyer qartazi përmbajtjen e letrës së Lëvizjes Vetëvendosje që i është dërguar LDK-së, shkruan “Bota sot”.

Sipas Hotit, letra e Vetëvendosjes, përmbanë ca urdhëresa që nuk përkojnë në një koalicion të mirëfilltë qeverisës.

“Teksti që e kanë dhënë për presidenti është më shumë se qesharak. E para. Po e them qartë dhe hapur: të dy partitë do të angazhohen për shkarkimin e presidentit aktual. Ashtu kanë insistuar. Presidenti aktual e shkarkon vetëm Kushtetuta. Në bazë të procedurave kushtetuese”, u shpreh Hoti.

Sipas Hotit, në letër, thuhet se të dy partitë do të angazhiohen për gjetjen e një kandidati konsencual jashtëpartiak. Nëse kjo teori dështon, atëherë do të pranohet kandidati nga LDK, por që detyrimisht duhet të merr pëlqimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Të dy partitë të angazhohen për gjetjen e një kandidati koncensual jashtëpartiak. Nëse dështon identifikimi apo gjetja e një kandidati jashtëpartiak, atëherë Lëvizja Vetëvendosje, do të pranojë të mbështes një kandidat që propozohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës por që ky kandidat duhet të merr miratimin e organeve të LVV-së”, deklaroi Hoti.

Dhe, një kërkesë e çuditshme që vjen nga Vetëvendosje e që as minimalisht nuk ka të bëj me demokraci, është kërkesa që të dy partitë të dakordohen, se nuk do të pranojnë asnjë votë jashtë koalicionit.

“Dhe e fundit që është më absurdja prej të gjithave: Të dy partitë dakordohen që, nuk do të pranojnë e kërkojnë asnjë votë jashtë koalicionit qeverisës”, përfundoi Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat