Dëshmi tronditëse: Zbulohet kush po e hetonte vrasjen e Smajl Hajdarajt

Aktuale

Dëshmi tronditëse: Zbulohet kush po e hetonte vrasjen e Smajl Hajdarajt

Nga: V.R Më: 17 janar 2020 Në ora: 15:23
Smajl Hajdaraj dhe Ibrahim Rugova

Sot janë bërë 18 vite që kur u vra pabesisht deputeti i LDK-së, Smajl Hajdaraj. 

Për këtë vrasje, janë ngre shumë hipoteza por ndonjë hulumtim konkret nuk është bërë.

Sido që të jetë, mendohet se dy persona të cilët po hetonin vrasjen e Hajdarajt, ishin dy policët Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj, që të dy këta, të vrarë poashtu.

I këtij mendimi është publicisti Nexhat Haziri, i cili nëpërmjet një deklarate, ka thënë se njëra nga dy vrasjet që po hetonin dy policët hetues të SHPK-së në rajonin e Pejës, ishte edhe vrasja e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Smajl Hajdarajt.

Postimi plotë pa ndërhyrje:

Njëra nga dy vrasjet që po e hetonin dy policët hetues të SHPK-së në rajonin e Pejes, Isuf Haklaj e Sebehate Tolaj, ishte edhe vrasje e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe komandantit të Shtabit Rajonal të UÇK-së në Rugovë, Smajl Hajdaraj më 17 janar të vitit 2002.

Por sic dihet të dy policët, Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj, u vranë më 24 nëntor të vitit 2003, vrasje kjo për të cilën është denuar me 27 vite Bedri Krasniqi, ish-truproje e Ramush Haradinajt.

Për vrasjen e deputetit Smajl Hajdaraj, dy vite më parë dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti,I denuar poashtu me 30 vjet burg për sulmin ndaj policisë në magjistralen Podujevë-Prishtinë, ku mbeten të vrarë dy policë të UNMIK-ut, dhe Agron Sylejmani që besohet se ka qenë prijësi i këtij grupi që bënte vrasje me pagesë, kishte akuzuar si urdhërdhënës vëllezërit Ibrahim e Qerim Kelmendi, ku këta të fundit e kishin mohuar një gjë të tillë.

Nuk dihet nese vëllezërit Kelmendi janë intervistuar nga prokuroria lidhur me akuzën e Shkumbin Mehmetit në adresë të tyre

Duhet kujtuar se Qerim Kelmendi, kohë më parë hapur kishte deklaruar se UCK-ja kishte hartuar një liste për likuidimin e personaliteteve të LDK-së dhe të institucioneve të shtetit paralel të Kosovës gjatë viteve 1990-1998. Në këtë listë për likudime, ishte i pari presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova dhe shumë personalitet të tjera të jetës politike e shoqërore të Kosovës. Për habi, prokuroria e shtetit asnjëherë nuk e intervistoi dhe nuk ngriti hetime mbi dekleratën e Qerim Kelmendit për listen e likuidimeve nga ana e UCK-së, listë kjo që u hartua në periudhën e luftës dhe realizimi i saj filloi pas luftës.

KOHA PËR DREJTËSI !(n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat