Bajqinovci i ashpër me PDK-në: Truri iu funksionon veç për mashtrim dhe për euro - Bota Sot
Bajqinovci i ashpër me PDK-në: Truri iu funksionon veç për mashtrim dhe për euro

Aktuale

Bajqinovci i ashpër me PDK-në: Truri iu funksionon veç për mashtrim dhe për euro

Nga: D.RR Më: 17 janar 2020 Në ora: 15:28
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në një postim në Facebook ka kritikuar ashpër PDK-në, të cilët kanë thirrur seancë në Kuvendin Komunal të Prishtinës, për “masakrën” e planifikuar ndaj Liqenit të Badovcit.

Sipas Bajqinovcit, e gjithë Prishtina e dinë mirë se MMPH-në e ka kontrolluar PDK-ja që 10 vite, e madje sipas tij, njeriu që i ka nënshkruar vendimet lidhur me ankesat në MMPH për çështjen e kushteve ndërtimore, e ka vendosur pikërisht PDK-ja.

Postimi i plotë:

PDK'ja e Prishtinës, paska thirrë mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, lidhur me masakren e planifikuar ndaj Liqenit të Badovcit. Këtyre njerëzve u ka vdekur çdo ndjenjë për këtë vend. Truni u funksionon veç për mashtrim dhe për euro. Njerëz, Prishtina e dinë shumë mirë që MMPH'në ju e kontrolloni qe 10 vite. E keni të kapur këtë administratë krejtësisht në MMPH. Njeriun që i ka nënshkruar vendimet lidhur me ankesat në MMPH për çështjen e kushteve ndërtimore, e keni vendosë JU. Ai njeri është aktivist i fshehtë i juaji dhe që i ka shkaktuar 50% të veprimeve të kundërligjshme tek Liqeni, e mos të flasim për gurëthyes dhe hidrocentrale e në anën tjetër çohet PDK e thërret seancë të jashtëzakonshme. Kjo është e turpshme. Por, Prishtina nuk i ka hangër ndonjëherë foret e PDK'së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat