Përfundon gjykimi në rastin “Syri i Popullit”, ja kur shpallet vendimi

Aktuale

Përfundon gjykimi në rastin “Syri i Popullit”, ja kur shpallet vendimi

Më: 17 janar 2020 Në ora: 16:03
Pamje nga gjykata

Prokurori special, Sylë Hoxha që e përfaqëson në këtë gjykatë këtë aktakuzë ka bërë një adresim të gjatë para trupit gjykues.

Ka thënë se ky trup gjykues ka pasur shumë durim në këtë rast. Është ankuar në fjalën përfundimtare të ditës së djeshme dhënë nga i akuzuari, Sadri Ramabaja e avokatit Ramiz Krasniqi.

Ka thënë se Ramabaja dje i ka drejtuar gishtin. Ka deklaruar që nuk frikësohet.

“Me ka thënë fjalë të rënda.... I UDB-së, prokuror i ‘Prontos’”, ka thënë ai.

Avokati Ramiz Krasniqi ka thënë se replika e prokurorit, Sylë Hoxhes është gjykimi i Sadri Ramabajes.

“Prokurori me akuzoi që unë kam mbajt fjalim politik. Është e vërtetë sepse aktakuza ishte politike”, ka thënë ai.

Ka ripërsëritur se prokurori Hoxha është politik.

“Prokurori thotë se nuk është i ndikuar politikisht. Unë them se nuk është i ndikuar pak por është i ndikuar shumë”, ka thënë ai.

Vetë i akuzuari Ramabaja ka mohuar t’i këtë thënë pjesë e UDB-së prokurorit. Por e ka quajtur ‘analfabet juridik’.

Gjykimi ka përfunduar. Të mërkurën në ora 9:30 do të shpallet vendimi për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat