Mustafa kujton vëllezërit Gërvalla dhe Zekën: Idealet e tyre triumfuan

Aktuale

Mustafa kujton vëllezërit Gërvalla dhe Zekën: Idealet e tyre triumfuan

Më: 17 janar 2020 Në ora: 16:27
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujtoi veprimtarët Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Mustafa tha se ata u vranë në përpjekje për ta shuar luftën epike të popullit të Kosovës për çlirim.

Sipas tij, Jusufi, Bardhoshi e Kadriu janë heronj të Kosovës, e idealet e tyre triumfuan mbi qëllimet kriminale të atyre që i vranë.

“Më 17 janar 1982, Kosova humbi tre kolosë të lëvizjes për liri, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Ata u vranë në përpjekje për ta shuar luftën epike të popullit të Kosovës për çlirim. Jusufi, Bardhoshi e Kadriu janë Heronj të Kosovës, e idealet e tyre triumfuan mbi qëllimet kriminale të atyre që i vranë. Kosova ka humbur shumë gra e burra të shkëlqyeshëm, patriotë e intelektualë, gjatë dekadave të luftës për liri. Por, synimet e tyre për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur u jetësuan. Populli i Kosovës do t’i nderojë përjetë figurat dhe vlerat e tij kulmore, që vunë bazat e shtetit tonë demokratik”, tha Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat