Fetah Rudi flet për vrasjen e Smajl Hajdarajt: Ja kush e vrau Komandantin

Aktuale

Fetah Rudi flet për vrasjen e Smajl Hajdarajt: Ja kush e vrau Komandantin

Nga: N.H Më: 17 janar 2020 Në ora: 16:46
Fetah Rudi dhe Smajl Hajdaraj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, përmes një shkrimi në Facebook, ka kujtuar në 18 vjetorin e vrasjes ish-deputetin Smajl Hajdaraj.

Rudi thotë se Hajdarajn e vranë të pabesët, të liget dhe kriminelët shqipfolës, e që fatkeqësisht sot gjenden në institucionet shtetërore.

Ja shkrimi i Rudit:

Sot me 17 janar kujtojme luftetarin dhe komandantin e lirise, deputetin e Parlamentit te Republikes se Kosoves z. Smajl Hajdaraj, i vrare nga dora kriminale, nga dora qe ishte kunder lirise dhe institucioneve te Republikes se Kosoves. Ne do te kujtojme gjithmone me nder e krenari komandant.

Deputet te vrane te pabeset, te liget dhe kriminelet shqipfoles, e qe fatkeqesisht sot gjenden ne institucionet shtetrore, duke penguar dhe zaptuar drejtesine, per te mos lene asnjehere zbardhjen e vrasjeve te shumta qe ndodhen gjate e pas luftes ne Kosove. Por heret a vone Komandant, drejtesia do te triumfoje dhe do te zbulohen te gjithe ata qe vrane ne prita bre zoti i mallkofte.

Lavdi jetes dhe vepres se Smajl Hajdarajt, zoti e bekofte familjen e tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat