Nga Amerika vjen thirrja për LDK-në dhe VV-në: Kosovës i duhet ndryshimi

Aktuale

Nga Amerika vjen thirrja për LDK-në dhe VV-në: Kosovës i duhet ndryshimi

Nga: A.ZH Më: 17 janar 2020 Në ora: 17:07
Albin Kurti dhe Isa Mustafa, foto ilustrim nga "Bota sot"

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrijnë të dakordohen për koalicionin qeverisës, as pas 100 ditësh pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

I shqetësuar për këtë është shprehur edhe profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir.

Ai ka thënë se marrëveshja mes këtyre dy partive, nuk po arrihet për shkak të numrit të ministrive, përcjell Bota sot.

Ben-Meir ka thënë se situata aktuale nuk është shpresëdhënëse për qytetarët e Kosovës, të cilët votuan për ndryshim.

Profesori amerikan ka theksuar se Kosovës i duhet tani ndryshimi në qeverisje.

“Ende nuk ka marrëveshje midis Vetëvendosjes dhe LDK-së për të formuar qeverinë në Kosovë – kjo për shkak të numrit të ministrive që ata do të marrin. Fatkeqësisht, kjo situatë nuk është aq shpresëdhënëse për qytetarët e Kosovës që votuan për ndryshim - një ndryshim në drejtim që i duhet tani Kosovës”, ka shkruar Ben-Meir në një postim në llogarinë e tij në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat