Mjegulla sjell sërish telashe në Aeroportin “Adem Jashari”, anulohen dy fluturime

Aktuale

Mjegulla sjell sërish telashe në Aeroportin “Adem Jashari”, anulohen dy fluturime

Më: 17 janar 2020 Në ora: 19:35
Aeroporti i Prishtinës

Problemet me mjegull po vazhdojnë edhe sot në Aeroportin “Adem Jashari”.

Dje media raportoi për anulimin e fluturimit të “Turkish Airlines” nga Stambolli pikërisht për shkak të mjegullës.

Sipas burimeve sot janë anuluar dy fluturimet e mbrëmjes, të dyja këto nga Stambolli.

Bëhet fjalë për fluturimin e “Pegasus Airlines” dhe përsëri sonte “Turkish Airlines”.

Burimet bëjnë të ditur se fluturimi i “Pegasus Airlines” pritet të realizohet nesër me një fluturim shtesë dhe kështu të zëvendësohet fluturimi i sotëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat