Gjysëm milioneri i PDK-së me villa e vetura luksoze, pasuria e tij e plotë

Aktuale

Gjysëm milioneri i PDK-së me villa e vetura luksoze, pasuria e tij e plotë

Nga: H.O. Më: 17 janar 2020 Në ora: 20:28
Arkiv

Sot Gjykata Speciale ka ftuar edhe një deputetë të PDK-së. Është fjala për deputetin e rizgjedhur, Elmi Reqica. Ai sapo është zgjedhur si deputet në legjislaturën e re të Kuvendit.

Ai ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Nga pasuria e paluajtshme ka deklaruar mbi 400 mijë euro, duke përfshirë shtëpi, banesë, truallë dhe një villë në vlerën 80 mijë euro.

Tek pasuria e luajtshme ai ka deklaruar një veturë Audi Q3 në vlerën 20, 700 euro.

Reqica mban mbi 13 mijë euro para të kursyera, ndërsa ka kredi- borxh në vlerën 10 mijë euro.

Ndërkaq, të hyrat vjetore të tij janë mbi 24 mijë euro.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat