Zyrtari i BIK-ut: Në Kosovë po bëhet “luftë” mes Turqisë dhe Iranit për kontrollimin e bektashinjve

Aktuale

Zyrtari i BIK-ut: Në Kosovë po bëhet “luftë” mes Turqisë dhe Iranit për kontrollimin e bektashinjve

Më: 17 janar 2020 Në ora: 21:35
Zyrtari i BIK-ut

Në emisionin #Hashtag është diskutuar për zhvillimet e fundit botërore që lidhen me Iranin dhe ndikimi i këtij shteti në Kosovë.

Turqia dhe Irani janë dy shtete që kanë shumë interesa të përbashkëta globale, por edhe shumë ndarje të mëdha mes tyre deri te ajo që mbështesin grupe të ndryshme të armatosura si në Siri.

Edhe Kosova duket të jetë një arenë përplasjesh mes Turqisë dhe Iranit sa i përket orientimit të Komunitetit Bektashi të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) thotë se Turqia është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të mos lejuar që bektashinjtë e Kosovës të orientohen nga Irani dhe të shkëputen nga Bashkësia Islame e Kosovës.

“Turqia punon që grupet që janë të organizuara si tarikate edhe në Kosovë edhe në Shqipëri të mos i lejojë të orientohen nga Irani por të jenë të lidhura me Turqinë”.

Sinani thotë se tarikatet gjithmonë kanë qenë me Bashkësinë Islame të Kosovës por para disa vitesh ata vendosën të themelojnë Bashkësinë e Tarikateve të Kosovës.

Zyrtari i BIK-ut thotë se këto bashkësi kanë rrënjë sunite e jo shiite por thotë se kanë vendosur të ndahen për interesa tjera.

Sinani thotë se Bashkësia e Tarikateve tashmë kanë futur shumë gjëra në fe dhe sipas tij kanë prekur edhe thelbin e besimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat