Haradinaj nuk e kishte pritur padinë nga Rama: Di edhe gjëra tjera se si deshi ta ndajë Kosovën

Aktuale

Haradinaj nuk e kishte pritur padinë nga Rama: Di edhe gjëra tjera se si deshi ta ndajë Kosovën

Më: 17 janar 2020 Në ora: 21:51
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka folur për padinë për shpifje që shtroi ndaj tij kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Haradinaj thotë se nuk e kishte pritur.

‘’Padia ndaj meje ishte përtej parshikimeve të mia. Nuk  e kam lexu shkresën e tij, e di se cka  e ka shty. Cdo deklaratë që  e kam bërë, është e saktë dhe u qëndroj mbrapa. Ka edhe më shumë, por e kam kursy kombin. Di ende detaje rreth angazhimit të tij, ka thënë Haradinaj sonte në ‘Çim Peka live’.

‘’Përvoja ime me Ramën ka qenë jo e mirë’’.

Kujtojmë që Rama e kishte paditur Haradinajn për shpifje, pasi ky i fundii e kishte akuzuar se bashkë me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiq duan ta ndajnë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat