Tahiri: Thaçi e Rama bënë gabim historik, unë s’e lejova Serbinë të hapë tema territoresh

Aktuale

Tahiri: Thaçi e Rama bënë gabim historik, unë s’e lejova Serbinë të hapë tema territoresh

Më: 17 janar 2020 Në ora: 22:04
Edita Tahiri

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se e kanë hapur çështjen e prekjes së kufijve të Kosovës.

“Kanë bërë gabim historik, edhe Thaçi, edhe Rama”, ka thënë Tahiri në emisionin “A Show”, në televizionin T7, teksa ka folur për diskutimet e dy udhëheqësve shqiptarë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për shkëmbime territoresh mes Kosovës e Serbisë.

“Unë nuk e lejova Serbinë të hapë tema territoresh”, ka deklaruar Tahiri, që dikur udhëhiqte palën kosovare në dialogun me Serbinë.

“Integrova veriun. Strukturat paralele u shuan. Vumë kufij me Serbinë, se ishin pikat e djegura. Hoqëm nga mendja e Serbisë se mund ta marrë Trepçën”, ka shtuar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat