5 ‘perlat’ e Agim Bahtirit në një debat, që vëshitrë se u kuptuan nga dikush

Aktuale

5 ‘perlat’ e Agim Bahtirit në një debat, që vëshitrë se u kuptuan nga dikush

Më: 18 janar 2020 Në ora: 00:11
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, njëherësh edhe pjesë e Vetëvendosjes së Albin Kurtit, mbrëmë qe mysafir në një emision politik në vend, dhe jo e pazakontë tek ai, disa herë qe vështirë ta kuptoje se ç’po thoshte, sepse lidhja e fjalëve që bënte ishin të pakuptimta.

Media ju sjellë më poshtë 5 deklaratat e çuditshme të Agim Bahtirit, gjatë një emisoni politik që vështirë kuptoheshin se çka nënkuptonte.

1. Agim Veliun është organ.
2. Është një ulje shumë e ulët për institucionin.
3. Ju kërkoj falje publike qutetarëve të Kosovës që ka ardhë situata në këtë situatë.
4. Shumica e deputetëve të LDK’së seriozisht janë seriozë.
5. Zgjidhje do të ketë, këtë e di që do të këtë, zgjedhje do të ketë.

Nuk është hera e parë që Bahtiri vështirë kuptohet se çka dëshiron të thotë, kujtojmë një rast kur fliste për zgjedhje parlamentare, dhe zgjidhje të problemit, gjë që për të parin e Mitrovicës dukej fjalë me kuptim të njëjtë, si zgjidhje dhe zgjedhje, dhe e përdorte në dy format, por duke iu referuar mundësisë që Kosova të shkojë në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat