Gani Geci jep formulën përfundimtare për koalicionin VV-LDK

Aktuale

Gani Geci jep formulën përfundimtare për koalicionin VV-LDK

Nga: N.H Më: 18 janar 2020 Në ora: 11:15
Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, përmes një shkrimi në Facebook, ka dhënë formulën se si të arrihet marrëveshja mes dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai në shkrimin e tij, ka treguar se si do të sillej sikurse të ishte në vend të kryetarit aktual të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kujtojmë se është pikërisht kjo pozitë (kryetari i Kuvendit të Kosovës) që ka bllokuar marrëveshjen mes dy palëve, andaj sipas Gecit me dorëheqjen e Konjufcës, VV-ja dhe vet Glauku nuk humbasin asgjë.

Ja shkrimi i tij:

Çka do të bëja sot sikur unë të isha në vend të Glauk Kojnufcës.

"Unë Glauk Konjufca për hir të ndryshimit që kerkuan mbi 420000 votuesit e dy partive tona, sot tërhiqem nga posti i Kryeparlamentarit të Republikë së Kosovës dhe kerkoj nga LDK- ja dërgojeni emrin për kryetarë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe unë Glauk Konjufca vet në emër të VV dhe të drejtës kushtetuse që ka VV për ta propozuar kryetarin e Kuvendit do ta propozoj "

Këtë do ta bëja po të isha në vendin e Glauk Konjufcës dhe nuk humbë asgjë ne ketë rastë Glauki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat