Rexhep Selimi kërkoi siguri ndërkombëtare, Haradinaj thoshte për të se “ka kënduar në Hagë”

Aktuale

Rexhep Selimi kërkoi siguri ndërkombëtare, Haradinaj thoshte për të se “ka kënduar në Hagë”

Më: 18 janar 2020 Në ora: 11:33
Haradinaj dhe Selimi

Dje në media është raportuar se Rexhep Selimi ka kërkuar siguri të lartë nga ndërkombëtarët pas intervistimit në Hagë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në dhjetor të vitit të kaluar kishte udhëtuar drejt Hagës, për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Gjykatën Speciale.

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është intervistuar nga prokuroria në cilësinë e të dyshuarit.

Sipas raportimeve të Indeksonline ku ata i referoheshin burimeve të tyre ndërkombëtare, Selimi ka kërkuar siguri të lartë nga ndërkombëtarët, por arsyet ende nuk janë të qarta.

I ftuari tjetër i profilit të lartë në Gjykatën Speciale ishte edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj i cili poashtu është intervistuar në Dhomat e Specializuara.

Por, Haradinaj kishte komentuar edhe intervistimet e të ftuarve të tjerë nga Gjykata Speciale e më konkretisht kishte folur edhe për Rexhep Selimin.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas ftesës nga Gjykata Speciale për intervistim, kishte deklaruar se Rexhep Selimi ka kënduar para prokurorisë.

“Rexhep Selimi ka këndu para prokurorisë, këtë e ka bë edhe Rrustem Mustafa. Ska kurgjë të keqe kjo”, kishte thënë kryeministri në dorëheqje.

Vet deklarimit të Haradinajt iu ishte përgjigjur aso kohe vet Selimi, i cili mbrëmë ka mohuar shkurt se ka kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët.

“E kam dëgjuar dhe nuk e kam pritur mirë. Nuk është hera e parë që e kam dëgju. Unë dua të them se Ramushi e di që nuk është ashtu. E di që është rrenë dhe e di burimin e kësaj rene. Po më bën përshtypje pse Ramushi po e knon atë këngë kur e di prej nga vjen. Autori i këngës është Hashim Thaçi, dhe nuk e kuptoj pse Ramushi e ndjek atë”, ishte shprehur Selimi.

Gjykata Speciale po vazhdon të dërgojë ftesa për ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës madje edhe disa prej tyre edhe të profileve të larta.

Vlen të theksohet se kjo gjykatë ka hapur konkurs në të cilin ka kërkuar rreth 33 persona të profesionalizuar për punë të ndryshme ku mund të aludohet se së shpejti kjo Gjykatë do të fillojë edhe me ngritjen e aktakuzave.

Sa i përket çështjes së deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ende mbetet e paqartë arsyeja e kërkesës së tij të shtruar ndërkombëtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat