E rrahën, e lanë të vdekur në kanal, 17 vjeçari nga Peja çohet më i fortë se kurrë, vishet me uniformën e UÇK-së dhe hakmerret!

Aktuale

E rrahën, e lanë të vdekur në kanal, 17 vjeçari nga Peja çohet më i fortë se kurrë, vishet me uniformën e UÇK-së dhe hakmerret!

Nga: N.Sh Më: 18 janar 2020 Në ora: 12:56
Sezair Belegu

Gjatë kohës së luftës në Kosovë, në mars të vitit 1998, ndër shumë rastet e dhunës dhe keqtrajtimet, masakrat e gjenocidi që ndodhën nga regjimi serbë, është edhe rasti i ish-ushtari të UÇK-së, Sezair Belegu nga Peja.

Esat Shala, përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar për Belegun i cili është keqtrajtuar nga policia e ushtria serbe.

Ai tregon se si nisi ngjarja.

“Shalipuri, Joksa, Maksi, Millani e ç’njerizuan në mënyrën më të dhunshme të mundshme Sezair Belegun, i cili ra në dorën e ushtrisë Serbe, atë e hypen në një veturë dhe i lëshuan këngë të ndryshme çetnike Serbe, dhe pastaj ja drejtuan tytën e automatikut në ballë duke i thënë qe ta këndonte këngën në gjuhën serbe Kato Kazhe Kato Llazhe”, shkuan Shala, transmeton gazeta “Bota sot”.

Shala i cili është koleksionues i luftës së UÇK-së, tregon se,serbët e detyruan që flamurin kuqë e zi ta shkelte më këmbë, pastaj e detyruan me i qua tre gishta duke e detyruar më dhunë që të shkelte në gjithë qytetin e Pejës më tre gishta lartë.

“Nnë fund e dërguan në Qyshk të Pejës dhe e rrahën në mënyrën më ç’njerëzore duke e therur me shafsigera të ndryshëm deri në alivanosje, pastaj ja thyen dhembet dhe vazhduan ta goditnit pa ndërpre dhe kurë menduan ata që Sezairi vdiq atë e hudhën në një kanal për të i humbur gjurmët”, tregon Shala.

Në fund, ai tregon se çfarë ndodhi me Sezairin?

Dhe çfarë ndodhi pastaj me Sezairin, pas dy orë atë e gjeten dy gra (Nëna), duke e terhequr nga ai kanal dhe duke e quar në një vend të sigurt për shërim dhe pas një koha Sezairi u qua ishte vetëm 17 vjeq në atë kohë dhe tani ai mendonte hakmarrjen ndaj ushtrisë çetnike Serbe që ja kishin bërë Sezairit, ai e veshi uniformën e UÇK-së dhe i vendosur si kurrë më parë dhe doli në vijat e para të frontit duke luftuar deri në çlirimin e Kosovës”, përfundon rrëfimin e tij Shala, shkruan gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat