Gashi zbulon pse po sulmohet LDK-ja: Zhbërja e LDK-së është interes i Moskës, Athinës, Beogradit e Ankarasë

Aktuale

Gashi zbulon pse po sulmohet LDK-ja: Zhbërja e LDK-së është interes i Moskës, Athinës, Beogradit e Ankarasë

Nga: N.Sh Më: 18 janar 2020 Në ora: 13:28
LDK

Sulmet ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe zhbërja e këtij subjekti politik po bëhen për shkak të kaluarës shtetndërtuese mbi bazat e kulturës autoktone kombëtare.

Kështu po vlerëson analisti politik, Arbër Gashi, i cili shton se, zhbërja e LDK-së është interes i Moskës, Athinës, Beogradit dhe Ankarasë.

Ai shton se, nuk është rastësie që këtij synimi janë duke i shërbyer edhe Bashkësia Islame dhe Kisha Ortodokse.

Postimi i plotë:

LDK-në po e sulmojnë për shkak të së kaluarës shtetndërtuese mbi bazat e kulturës autoktone kombëtare. Zhbërja e këtij subjekti është interes i Moskës, Athinës, Beogradit, Ankarasë dhe puthadorëve të këtyre qendrave antishqiptare e antieuropiane. Andaj, nuk është kurrfarë rastësie që këtij synimi antikombëtar janë duke i shërbyer me të gjitha mjetet në dispozicion edhe Bashkësia Islame dhe Kisha Ortodokse. E kanë bërë në të kaluarën dhe po e bëjnë edhe sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat