Pacolli: Serbia arreston Milan Vukashinoviqin, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimit

Aktuale

Pacolli: Serbia arreston Milan Vukashinoviqin, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimit

Më: 18 janar 2020 Në ora: 13:56
Dogana

Rrahim Pacolli ka njoftuar në Facebook se Serbia ka arrestuar në Jarinje Milan Vukashinoviqin, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimit.

Pacolli ka ta thënë se sipas informative, arrestimi I tij ka ndodhur veç pse punon në një kompani kosovare.

Ja postimi i plotë:

Arrestohet nga Serbia, sepse punon në kompani kosovare

Në pikën kufitare të Jarinjës është arrestuar sot Milan Vukashinoviç, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimit, sipas informatave që posedojmë.

Arsyeja e këtij arrestimi duket të jetë, sepse z. Vukashinoviç është i punësuar në një kompani kosovare dhe, një gjë të tillë strukturat shtetërore të Serbisë po e konsiderojnë si pranim të shtetit të Kosovës.

Tash për tash, ai është duke u marrë në pyetje nga policia dhe shërbimi sekret i Serbisë të ardhur nga qyteti i Kralevës.

Raste të ngjashme me punëtorët serbë të Byrosë kanë ndodhur edhe më parë. Andaj, duke i pasur parasysh këto raste i dënojmë ashpër veprimet kriminale të Serbisë dhe njëkohësisht kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë për lirimin e menjëhershëm të qytetarit të Kosovës, Milan Vukashinoviç.RrP

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat