Pas lajmit se janë takuar Veseli, Haradinaj, Limaj e Pacolli, vjen reagimi nga partia e Albin Kurtit

Aktuale

Pas lajmit se janë takuar Veseli, Haradinaj, Limaj e Pacolli, vjen reagimi nga partia e Albin Kurtit

Nga: N.H Më: 18 janar 2020 Në ora: 15:24
Albin Kurti

Lajmi se Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli janë takuar për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, ka bërë që të ngritën shumë reagime.

Një reagim i tillë ka ardhur edhe nga partia e Albin Kurtit, përcjell “Bota sot”.

Ata fajtore për këtë e bëjnë subjektin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas ish-kandidatit për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti, zvarritja që partia e Mustafës po i bën krijimit të qeverisë së re po e bënë PAN-in të shohë mundësi rikthimi.

“A thu pse u fshi ky lajm? Apo këtë takim s’duhet ta dijë opinioni publik. Zvarritja që LDK-ja po i bën krijimit të qeverisë së re po e bën PAN-in të shohë mundësi rikthimi”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, edhe Partia Demokratike e Kosovës ka mohuar lajmin se sot kryetari i saj ka takuar kryetarët e partive të ish-koalicionit PAN, për krijimin e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat