Deputetja e VV-së tregon a mund të formohet qeveria në seancën e radhës

Aktuale

Deputetja e VV-së tregon a mund të formohet qeveria në seancën e radhës

Më: 18 janar 2020 Në ora: 15:34
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, nuk e ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme, pa pasur Qeveri të re.

Nagavci shpreson që seanca e radhës që mbahet të jetë për formimin e qeverisë.

Por ajo ka thënë se kryesia e re do të veprojnë sipas rregullores së Kuvendit.

“Besoj që seanca e radhës, presim dhe do të angazhohemi si Lëvizje, por edhe si nënkryetare që seanca e radhës të jetë për zgjedhjen e Qeverisë. Besojmë që duhet të jetë e qartë se jetësimi i vullnetit të shprehur më 6 tetor të bëhet duke miratuar buxhetin, por edhe agjendën legjislative të një qeverie e cila ka marrë besimin nga qytetari…ne do të veprojmë tërësisht sipas rregullores së Kuvendit, do të udhëheqim kuvendin si kryesi bashkë me kryetarin dhe nënkryetarët tjerë duke respektuar”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat