Zyrtari i Vetëvendosjes për koalicionin me LDK-në: Po përballemi me pengesat e shtetit të kapur

Aktuale

Zyrtari i Vetëvendosjes për koalicionin me LDK-në: Po përballemi me pengesat e shtetit të kapur

Nga: A.ZH Më: 18 janar 2020 Në ora: 18:36
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Zyrtari për Informim në Lëvizjen Vetëvendosje Arlind Manxhuka, ka thënë se kjo parti dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, po përballen me pengesat që i ka vendosur shteti i kapur.

Ai ka thënë se do të ishte naivitet po të mendohej se me lehtësi do të bëhej koalicioni e pastaj do të ndodhte përballja me ata që kanë kapur shtetin, përcjell Bota sot.

Manxhuka e ka quajtur këtë “parasfidë”. Reagimi i tij vie pas kritikave ndaj Albin Kurtit, i cili kishte deklaruar se brenda dy ditëve do të formonte koalicionin me LDK-në, pas fitores në zgjedhjet e 6 tetorit.

Postimi i plotë i Manxhukës në Facebook:

Në instancë të fundit ky koalicion po përballet me pengesat që t'i vendosë një shtet i kapur. Do të ishte naivitet po të mendohej se me lehtësi do të bëhej koalicioni e pastaj do të përballeshim me ata që kanë kapur shtetin. Kjo është parasfida. Meqenëse popullin nuk e ndalen dot me 6 tetor, kjo është përpjekja tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat