Shefi i kabinetit të Haradinajt i kundërpërgjigjet Abazit: Mandati është i juaji, bëje qeverinë, o trim

Aktuale

Shefi i kabinetit të Haradinajt i kundërpërgjigjet Abazit: Mandati është i juaji, bëje qeverinë, o trim

Më: 19 janar 2020 Në ora: 09:39
Selim Selimi

Shefi i kabinetit të kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, Selim Selimi i ka reaguar të propozuarit për zëvendëskryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazit, i cili dje tha se VV nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në koalicion me AAK-në.

Për këto deklarata, Selimi përmes një postimi në Twitter, ka thënë se përgjegjësia për formimin e qeverisë bie mbi mandatarin.

Ai i ka bërë thirrje Abazit që të qetësohet dhe ta bëjnë qeverinë.

Image
Twitter

 

“Kryeministri @haradinajramush e pati deklaratën e qarte! Përgjegjësia për formim të qeverisë bie mbi mandatarin. Paska fol ZVKM në tentative për qeverinë në tentative. Analize në abstrakt. Qetësohu ZVKM në tentative, mandati është i joti. Bone o trim!”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat