Hashim Thaçi: Walcker është heroi i së vërtetës për krimet serbe në Kosovë

Aktuale

Hashim Thaçi: Walcker është heroi i së vërtetës për krimet serbe në Kosovë

Nga: V.R Më: 19 janar 2020 Në ora: 13:03
Hashim Thaçi dhe Wiliam Walcker

Ish-ambasadori Wiliam Walcker, po qëndron për disa ditë në Kosovë. Të theksojmë se ky njeri ishte edhe dëshmitari i gjallë i ngjarjes së kobshme, përkatësisht masakrës së Reçakut.

Gjatë një vizite tek selia e presidentit, Hashim Thaçi, deklaroi se Ëalcker, është heroi i së vërtetës për krimet serbe në Kosovë.

Tutje, Thaçi, tha se gjatë takimit, Walcker, theksoi dhe domosdoshmërinë e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

Postimi plotë:

Në këtë të diel, me ambasadorin Ëilliam Ëalker evokuam kujtime nga periudha e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Heroi i të vërtetës për krimet serbe në Kosovë, ambasadori Ëalker e ngriti krimin në Reçak në rang të ndërgjegjes botërore.

Pas Reçakut, diplomacia botërore u angazhua maksimalisht deri në intervenimin ushtarak të NATO-s mbi caqet policore dhe ushtarake serbe.

Gjatë këtij takimi me ambasadorin Ëalker u theksua edhe domosdoshmëria e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Mikun e madh të Kosovës e falënderova edhe një herë për gjithçka që ka bërë për Kosovën. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat