Eskalon deputeti Vetëvendosjes, e quan presidentin Thaçi mendjemadh e të padijshëm

Aktuale

Eskalon deputeti Vetëvendosjes, e quan presidentin Thaçi mendjemadh e të padijshëm

Nga: V.R Më: 19 janar 2020 Në ora: 13:27
Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinofci, nëpërmjet një postimi ka reaguar kundër presidentit Thaçi, për – siç shprehët ai – lojën e tij të gërditshme.

Ai, tha se presidenti Thaçi, i ngatërron përmbajtjet politike me fakte juridike.

Postimi plotë:

"Thaçi thotë se po mendon dekretimin e Kurtit pasi është i nominuar për kryeministër dhe se ka caktuar gjysmën e qeverisë", ndërsa dje tha "e kam nominuar z. Kurti, si gjithmonë, duke u shërbyer me vetën e parë të gërditshme që qytetarët e dëgjojnë nga ai, tash e sa vite. Ky fodull, tallet me shtetin e me Kushtetutën, në çdo hap që bën. Përmbajtjet politike i ngatërron me fakte juridike dhe e kundërta: faktet juridike i keqpërdorë brutalisht në funksion të interesave të tij parapolitike, si kreu i oligarkëve të Kosovës. Më thjeshtë, çfarë po bën ky është pak a shumë kështu: Kur një noter kërkon nga palët t'u bëjë gati aktin noterial para se palët të jenë pajtuar për përmbajtjen e marrëdhënies juridike. I nderuar noter i zellshëm, prisni kërkesën. Shpejt do të ju arrijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat