Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, përmes një shkrimi në Facebook, ka folur lidhur me ngecjet që janë paraqitur mes subjekteve fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Kryeziu është i mendimit se këto zhvillime politike po tregojnë se të ne janë sipërfaqësore dhe pak të mjaftueshme për t’i bërë ndryshimet.
“Ngecjet e VV-së edhe LDK-së për të formuar qeverinë, po tregojnë se zhvillimet politike të ne janë sipërfaqësore dhe pak të mjaftueshme për më i ba ndryshimet, për të cilat kemi nevojë shoqëria jonë”, ka thënë ai në Facebook.
Kujtojmë se për shkak të pozitave shtetërore, ka ditë që Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike janë distancuar nga negociatat.