Bashkëpunëtori i kolonel Krasniqit i ashpër me VV-në: Bëjeni më atë qeveri ose ikni se na … - Bota Sot
Bashkëpunëtori i kolonel Krasniqit i ashpër me VV-në: Bëjeni më atë qeveri ose ikni se na …

Aktuale

Bashkëpunëtori i kolonel Krasniqit i ashpër me VV-në: Bëjeni më atë qeveri ose ikni se na …

Nga: A.ZH Më: 19 janar 2020 Në ora: 16:16
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje Arbërie Nagavci, ka deklaruar se presidenti i ri, jo domosdoshmërisht duhet të jetë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me këtë deklaratë të saj nuk po pajtohet Sefedin Krasniqi, publicist dhe ish-bashkëpunëtor i ngushtë i kolonelit Ahmet Krasniqi, përcjelll Bota sot.

Krasniqi në një postim në Facebook, e ka pyetur Nagavcin se pse nuk po bën VV-ja koalicion me “domosdoshmërishtin” nëse presidenti nuk duhet të jetë nga LDK-ja.

Ai e ka quajtur këtë "retorikë, sëmundje karakteristike e Albinit". Krasniqi ka kërkuar nga VV-ja që të formojë sa më shpejt qeverinë e re ose të ikin.

Postimi i Krasniqit:

Nagavci: - Presidenti jo domosdoshmërisht duhet të jetë anëtar i LDK-së!

Moj zonjë, nëse nuk duhet të jetë anëtar i LDK-së, atëherë, pse nuk bëni koalicion me atë DOMOSDOSHMËRISHT-in?

Lëre që këta të LVV-se janë mpi (dehur) në kokë, por këta janë mpi edhe në by**.

Këta me këtë retorikë, si sëmundje karakteristike e Albinit, po mundohen të na bindin se pasuli nuk është pasul, por fasule!

Bëjeni atë qeveri të hamomit ose ikni se jeni duke na çarë çapellen!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat