Nesër mblidhet Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Nesër mblidhet Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës

Më: 19 janar 2020 Në ora: 22:50
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për të hënën, më 20 janar 2020, mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës të Legjislaturës VII.

Rendi i ditës parashikon shqyrtimin e kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP dhe shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Ndryshe, Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës më datën 26 dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që Qeveria e re ende nuk është formuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat