Letër për Vjosa Osmanin: Bëjeni marrëveshjen me VV-në, kthimi i “Prontos” fatal për shtetin

Aktuale

Letër për Vjosa Osmanin: Bëjeni marrëveshjen me VV-në, kthimi i “Prontos” fatal për shtetin

Nga: A.Zh Më: 20 janar 2020 Në ora: 08:29
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, foto ilustrim nga "Bota sot"

Profesori Binak Maxharraj, ka kërkuar nga Vjosa Osmani e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që të mos lejojë dështimin e formimit të koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje për qeverinë e re.

Në një shkrim të dërguar në “Bota sot”, Maxharraj ka thënë se LDK dhe VV-ja nuk duhet të lejojnë kthimin e “Prontos” në pushtet, përcjell Bota sot.

Maxharraj ka theksuar se Osmanit i bie përgjegjësia kryesore për formimin e qeverisë, pasi sipas tij, ajo ka kredibilitetin moral dhe ligjor për të bërë një gjë të tillë.

Reagimi i plotë i Maxharrajt:

Letër për Vjosa Osmanin:

Vjosë, kapërceje rubikonin?!

-Vjosa kapërceje Rubikonin bëni marrëveshje me LVV. Edhe marrëveshja më e keqe është më e mirë se sa hiq marrëveshje, sepse kthimi i Pronto mafisë në pushtet do të ishte fatale për shtetin

Është shumë interesante së komunikimi me letra dhe përmes portaleve ne Kosovë dhe Shqipëri është bërë modë. Në Kosovë Presidenti me Kryeministrin nuk flasin mes veti, komunikojnë me letra dhe media. Edhe në Shqipëri po ndodhë e njëjta gjë. Kryeministri Edi Rama nuk flet e as nuk takohet me Presidentin e as me kreun e opozitës, por është shumë në qejf kur takohet me vrasësit e kombit Vuçiq, takohet me te edhe kur ai ia shanë Reçakun aty ka Vuçiq bëri plojën duke masakruar shqiptarët, etj. Por edhe dialogu midis LVV dhe LDK ka nisë të bëhet përmes letrave. Edhe unë kësaj po komunikoj me Vjosa Osmanin përmes kësaj letre.

Vjosë, nuk e di se a të zgjodhën me qëllim, apo më hipokrizi Klani mafioz i LDK-së që t’i prish fushatës parazgjedhore të 6 tetorit të vitit të kaluar, duke të nominuar edhe për kryeministre të ardhshme. Por ,e di se ata nuk e kishin kurajon e as guximin qe me dikë tjetër ta fillonin fushatën. Ta dish këtë e bënë jo nga respekti për ty, por nga frika se do ti humbnin zgjedhjet. E bënë këtë pak si vonë kur e kuptuan forcën tënde, kur e kuptuan respektin e madh që keni në popull. Por, nuk u pajtuan të gjithë nga Klani vozhdave te LDK, pati të tillë edhe qe u përqyrraven nga inati.

Por, ti asnjëherë nuk u hamende, nuk u trembe, nuk hezitove për asgjë, e nise uraganin e fushatës hu vetëm me plotë fuqinë për të mbledhë vota për LDK-në atje ku ishin dhe nuk ishin, për imazhin tënd, bash si bletët kur e thithin nektarin nga lulet.

E vazhdove fushatën dhe për asnjë moment nuk u ndale, ishe në çdo pjesë, në çdo cep të Kosovës që si kryeministre e ardhshme të premtosh këtij populli të vuajtur nga mjerimi, skamja, ikja nga atdheu se do të bësh ndryshime të mëdha, se do ta mundësh Pronto mafinë duke e nxjerr atë ne opozitë si shkatërruese e këtij vendi për këto 20 vite. Ngado që shkoje ne fushatë populli të ndiqte pas, te besonte sikur kërkonte ndihmë nga ti me te drejtë sepse thellë besonin se ti do të jesh shpëtimtarja e këtij vendi, i këtij populli te katandisur skajshmërisht në margjinat e jetës.

Dhe populli të besojë, siç i besove ti atij?!

Kur më 6 tetor 2019 shkrepi qielli, ikën retë e zeza mbi Kosovën, rrezet e diellit atë ditë e shndritën tërë Kosovën kur u dha kumti i madh së mundi yt nuk shkoi huq, ia zbardhe fytyrën LDK-së e cila atë ditë fitoi duke dalë partia e dytë vetëm me një deputet pas LVV pas të gjitha atyre manipulimeve të KQZ dhe mafisë të lidhur rreth saj.

Pra, të dy partitë fituese të zgjedhjeve LVV dhe LDK dolën te parat duke e qitë kështu nga loja Pronto mafinë, duke e hedhë atë në humnerë. Ndjehej një kënaqësi e madhe në popull së me ne fund diçka e madhe do te ndodhë në Kosovë, se do të këtë ndryshime të mëdha në qeverisjen e vendit.

Fill pas kësaj ia nisi dialogu i shumë pritur për krijimin e qeverisë së re midis LVV dhe LDK. Të gjithë prisnin së kjo punë do të shkojë shpejtë. Por, jo nuk ndodhi kështu. Mënjëherë në dialog u përzinë nga LDK ata qe nuk kishin te drejtë te përziheshin, ata që nuk kontribuuan asgjë për mirëvajtjen e zgjedhjeve, por me shumë e penguan, thjeshtë u përzie mafia e LDK-së që të pengojë që një marrëveshje te mos ndodhë aq shpejtë e cila ishte ne bashkëpunim edhe me Pronto mafinë, tani të rrëzuar për tokë për ta penguar formimin e qeverisë. Kjo u pa kur Klani i treshes së LDK-së, të cilët injoruan pothuajse plotësisht dialogun dhe te cilët filluan të shtinë mish dhie në dialog, duke kërkuar futjen e postit te presidentit ne dialog për të rezervuar vite më parë për “carin e LDK0së” Isa Mustafa, duke kërkuar ministri(MPM), të cilat nuk kanë takat t’i menaxhojnë.

Dhe kështu dialogu nuk po shkon, ka ngecë në ngërç, është lidhë nyje më teket e te dyja partive. Por, këtu një gjë është e qartë se një marrëveshje për krijimin e qeverisë po i pengon edhe partitë tanimë të rrëzuar nga pushteti në krye me Pronto mafinë dhe Presidentin Hashim Thaçi, i cili është më i zëshmi dhe me çdo kusht nuk dëshiron që të ndodhë një bashkëqeverisje midis LVV dhe LDK. Presidenti gati se nuk po çmendet nga frika se mos po ndodhë qeveria. Ai po trumbeton brenda dhe jashtë shtetit së nuk bënë te lidhet një koalicion i tillë, duke e linçuar LVV dhe sidomos Albin Kurtin, një figurë emblematike, e pa korruptuar i cili do te kërkonte llogari dhënie për ata qe për këto vite e katandisën keq vendin drejtë shkatërrimit të tij.

Por, LVV dhe LDK duhet të ngritën mbi vetën e tyre, duhet të bëjnë të pamundurën qe të gjejnë guximin dhe kurajon që ta formojnë qeverinë për ta nxjerrë këtë vend nga kriza nga mjerimi në të cilën ka renë, për të çuar në vend amanetin e popullit i cili kërkon ndryshim, për hir te asaj që ky popull te mos dëshpërohet.

Vjosa Osmani në ty posaçërisht bie përgjegjësia kryesore se a do te këtë marrëveshje për krijimin e qeverisë. Ti e ke kredibilitetin moral dhe ligjor për te bërë një gjë të tillë dhe duhesh ta bësh. Ajo që e solli LDK-në në tavolinën e bisedimeve për marrëveshje është meritë e jotja, e jo e mafisë dhe klaneve brenda LDK-së, të cilët nga frika se janë futë thellë në errësirën e bashkëpunimit me Pronto mafinë dhe SHIK, nuk e kanë kurajon dhe gatishmërinë për ndonjë marrëveshje me LVV-në, për të cilën dëshirojnë që formimi i qeverisë të dështojë.

Që të mos dështojë marrëveshja për krijimin e qeverisë është primare angazhimi i yt më i fuqishëm, sepse është meritë e jotja që LDK po negocion, sepse sikur ti të mos ishe, LDK as qe kishte më e pas shansin të dialogoi. Angazhimin tënd më të madh pa kurrfarë frike e kërkojnë ata mbi 200 mijë veta që të votuan dhe ata mbi 200 mijë veta që e votuan LVV-në. E kërkojnë ata të cilëve ti dhe Albin Kurti iu premtuat gjatë zgjedhjeve se do të bëni ndryshime dhe duhet të mbani fjalën, e fjalën kryesore nga LDK në krijimin e qeverisë duhet ta kesh ti, ta marrësh sepse këtë e kërkon populli. Mjaftë më, marrëveshja duhet të ndodhë, qeveria për ndryshime duhet të vjen, nuk ka rrugë tjetër në këtë situatë. Zgjedhjet e reja nuk janë opsion, sepse LDK nuk do ta kishte rastin qe përsëri të negociojë me LVV, kurse Pronto mafia do të angazhonte të gjithë artilerinë e saj të rendë dhe të lehtë për tu kthye ne pushtet.

Dhe për në fund, Vjosa mos lejo që formimi i marrëveshjes me LVV të dështojë, edhe përkundër të metave që i ka edhe ajo. Kapërcejeni RUBIKONIN, bëjeni qeverinë, sepse më e mirë është një qeveri e keqe se sa një hiq qeveri, sepse në të kundërtën siç thotë populli “nuk do t’iu lanë as pusi e as Drini”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat