(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurti, si mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Kjo i është konfirmuar nga Zyra për Informim e Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka dërguar propozimin zyrtar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Lëvizja Vetëvendosje, si subjekt i parë i dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, gëzon të drejtën e të nominuarit të mandatarit të kryeministrit të vendit.
Në momentin që Thaçi pranon propozimin dhe e dekreton atë, e që e gjithë kjo pritet të ndodhë brenda ditës së sotme, rrjedh afati kushtetues prej 15 ditësh për formimin e qeverisë së re.
Propozimi është bërë nga Sekretarja e Përgjithshme e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedi.
***
Lëvizja Vetëvendosje në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për Kryeministër në Qeverinë e re të vendit.
Kështu dëshmon ky dokument të cilin e ka siguruar media.
Ky vendim vjen pas disa kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi i cili shtoi presionin tek lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, për të formuar sa më shpejt Qeverinë e re të vendit.
Presidenti Thaçi kërkoi që mandatari të propozohet në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Vendimi i është dorëzuar Presidentit Hashim Thaçi.