Kurti refuzon sërish Thaçin, ja si do t’ia dërgojë Presidenti dekretin

Aktuale

Kurti refuzon sërish Thaçin, ja si do t’ia dërgojë Presidenti dekretin

Më: 20 janar 2020 Në ora: 10:45
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

(E plotësuar) - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh pretendenti për kryeministër, Albin Kurti i është përgjigjur negativisht ftesës së sotme të presidentit Hashim Thaçi për të dekretuar si mandatar për kryeministër.

I pari i vendit, pas dorëzimit të mandatarit mëngjesin e sotëm për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, përmes një letre e ka ftuar Kurtin që në orën 12:00 të ditës sotme të dekretojë atë si mandatar për shefin e ekzekutivit.

Por ka kaluar ora 12:00, dhe Kurti ende nuk është shfaqur në ambientet e Zyrës së Presidencës. KosovaPress është duke qëndruar në ambientet e Kuvendit, derisa as Zyra e Presidentit dhe as zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë të pa qasshëm për të konfirmuar, apo jo takimin e sotëm.

***

 Albin Kurti ka refuzuar që t’i shkojë në zyrë presidentit të vendit, Hashim Thaçit për ta marrë dekretin pas propozimit të mandatarit për formimin e qevrisë.

Rrjedhimisht, merret vesh se Kurti pritet të mos shkojë për të marrë dekretin, derisa, tashmë presidenca tashmë e ka përcjellë të njejtën në zyrën e LV-së.

Dekreti i presidentit përcillët sot në zyrën e kreu të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që zyrtarisht njoftohem për emrin e propozuar.

I mbetet pastaj kryesisë që të thërrasë mbledhjen e Kuvendit në afat prej 15 ditës.

Në anën tjetër, nga vendi i ngjarjes mediat nuk po lejohen që të hyjnë në presidencë, në vendin ku ishte paraparë të mbahej takimi. 

***

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ftuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të pranuar dekretin e mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Zyra për Informim e Presidencës konfirmoi e ftesa vlen për ditën e sotme në ora 12:00.

Ndërsa nga Zyra për Media e Lëvizjes Vetëvendosje thanë se ende nuk e kanë pranuar një ftesë të tillë.

Nga kjo zyre nuk thanë nëse Kurti do të shkojë në presidencë, por nuk e kanë mohuar një takim të tillë.

Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi sot në mënyrë të shkruar emrin e Albin Kurtit për mandatar për kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat