Albulena Haxhiu: Ky do të jetë vendimi historik i këtyre ditëve

Aktuale

Albulena Haxhiu: Ky do të jetë vendimi historik i këtyre ditëve

Më: 20 janar 2020 Në ora: 12:14
Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu, anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike që t’a ri-mendojë edhe njëherë ofertën për koalicion qeverisës. 

Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se pas dorëzimit të emrit të mandatarit është koha për ndryshim e formim të qeverisë.

Ajo ka thënë se për të jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor, Vetëvendosje ka bërë shumë kompromise, e sipas saj tani është radha që LDK, të tregojë se e do vërtetë ndryshimin.

“Sot, dorëzuam emrin e mandatarit. Mandatari ynë do të jetë ai që ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët e Republikës sonë më 6 tetor, Albin Kurti”, ka shkruar ajo.

Deputetja e Vetëvendosjes është shprehur se këto ditë janë ideale për të marrë vendimin historik në përputhje me vullnetin e qytetarëve.

“Jo më vonë se 15 ditë, kandidati ynë, duhet të paraqes përbërjen e Qeverisë para Kuvendit”, ka deklaruar ajo.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat