Zhvillime dramatike: Flasin nga LVV-ja për “koalicionin e shpresës”, Thaçi pret Kurtin, ky refuzon

Aktuale

Zhvillime dramatike: Flasin nga LVV-ja për “koalicionin e shpresës”, Thaçi pret Kurtin, ky refuzon

Nga: N.Sh. Më: 20 janar 2020 Në ora: 12:14
Isa Mustafa, Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Dita e sotme ka nisur me zhvillim dramatike nga skena politike në Kosovë.

Ishte i pari Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht Albin Kurti i cili përmes një video-mesazhi, ka treguar se është propozuar për të u mandatuar nga presidenti Hashim Thaçi për kryeministër.

Pas kësaj, Thaçi e ka ftuar në presidencë, por Kurti e ka reafuzuar këtë takim.

Merret vesh se presidenti do të ia dorëzoj dekretin Lëvizjes Vetëvendosje përmes një letre.

Megjithatë, “koalicioni i shpresës” ende nuk është as afër.

Këtë e konfirmoi Kurti sot, i cili pret të ketë takime të radhës me LDK-në e Isa Mustafës.

Por, si do të zhvillohet ky serial është shumë i paqartë, pasi nga sot Kurti ka vetëm 15 ditë kohë për të formuar Qeverinë.

E Kurti ka treguar se do të takohet edhe me minoritetet, ndoshta synon të bëj vet Qeverinë edhe nëse nuk arrinë marrëveshje me LDK-në.

Kushtetuta e Kosovës e saktëson se kandidati për kryeminsitër, pas dekretimit nga presidenti i shtetit, ka kohë jo më vonë se 15 ditë që të paraqes përbërjen e qeverisë para Kuvendit të Kosovës.

“Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit”, shkruhet në Kushtetutë.

Rrjedhimisht, deri më 5 shtator, LV-ja ka kohë që të merret vesh me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ose të shkojë në seancë pa pasur 61 votat që i duhen për të formuar qeverinë.

Në rast se Kurti nuk siguron këto vota, atëherë, Thaçi brenda 10 ditëve emëron kandidatin tjetër brenda të njëjtës procedurë.

Në kushtetutë saktësohet se nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi përmes një postimi në Facebook, thotë se, krijimi i Qeverisë Kurti është realizimi i vullnetit qytetarë.

Ndërsa shton se, mosformimi i Qeverisë është vazhdim i kapjës së shtetit.

“Krijimi qeverisë Kurti është realizimi i vullnetit qytetar të 6 tetorit. Mosformimi në anën tjetër është vazhdim i kapjes së shtetit, vazhdim i krimit dhe korrupcionit dhe kontrollit të institucioneve nga monopolet dhe atyre që po kundërshtojnë koalicionin LVV- LDK për interesa te tyre klanore e grupore”, ka shkruar Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat