Pas nominimit të Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë, ky është hapi i LDK-së

Aktuale

Pas nominimit të Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë, ky është hapi i LDK-së

Më: 20 janar 2020 Në ora: 12:49
Kryesia e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë mbledhjen e Kryesisë.

Kjo vie një ditë pasi Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi te presidenti Hashim Thaçi, emrin e Albin Kurti për mandatar për formimin e Qeverisë.

Në njoftimin për media të LDK-së thuhet se mbledhja do të mbahet në orën 14:00.

Njoftimi i plotë:

Nesër (e martë), më datë 21 janar 2020, në orën 10:30, me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, anëtarë të Kryesisë bëjnë homazhe te varri i tij. Në orën 10:45 vizitojnë Familjen Rugova.
Poashtu, në orën 12:00, në Hotel “Emerald”, Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore.
Ndërsa, në orën 14:00, në Selinë e LDK-së mbahet mbledhja e Kryesisë.
Ftohen mediet t’i përcjellin këto ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat