Serbia furnizohet me pajisje të rënda ushtarake, alarmon eksperti i sigurisë

Aktuale

Serbia furnizohet me pajisje të rënda ushtarake, alarmon eksperti i sigurisë

Nga: A.Zh Më: 20 janar 2020 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Serbia ka nënshkruar marrëveshje për blereje të gjashtë sistemeve raketash Pantsir-S1 nga Rusia.

Lajmi është bërë i ditur nga ”Sputnik”, përcjell Bota sot.

Një burim ka thënë se marrëveshja për armatim është nënshkruar vitin e kaluar, ndërsa pritet që brenda këtij viti të përfundojë.

“Marrëveshja u nënshkrua vitin e kaluar. Puna për të është duke u zhvilluar dhe do të përfundojë në vitin 2020”, ka thënë burimi.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq përmendi blerjen e një sistemi në fund të tetorit.

Sistemi i raketave të armëve të mbrojtjes ajrore Pantsir-S1, i përcaktuar si Greyhound SA-22 nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, është krijuar për të mbrojtur objekte jetësore ushtarake dhe industriale nga lloje të ndryshme të kërcënimeve ajrore.

Pantsir-S1 aktualisht po eksportohet në disa vende, duke përfshirë Serbinë, Vietnamin, Sirinë, Jordaninë, Iranin, Irakun dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në lidhje me lajmin, ka reaguar eksperti i sigurisë në Kosovë Drizan Shala.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se në Kosovë, ende nuk po e kupton shoqëria realitetin se ku gjendemi dhe se çka do të sjellë dekada e re në Ballkan dhe në vendin tonë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, duhet të gjendet një rrugë.

“Hmm.. Ne si shoqëri ende s'jemi duke e kuptuar realitetin, në të cilin gjendemi dhe çka do të sjell kjo dekadë e re për Ballkanin në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti.... Pra, ne duhet të gjejmë rrugë...”, ka shkruar Shala./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat