Ja çka thotë Nagavci për skenarët e pengimit të koalicionit

Aktuale

Ja çka thotë Nagavci për skenarët e pengimit të koalicionit

Nga: N.Sh. Më: 20 janar 2020 Në ora: 13:52
LDK - VV

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka folur për krijimin e Qeverisë së Kosovës.

Ajo, përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar për dekretimin e Albin Kurtit nga presidenti Thaçi.

Ajo thotë se tash nuk ka shumë kohë dhe Albini duhe të paraqës përbërjen e Qeverisë para Kuvendit brenda 15 dite.

“Nuk mund të presim në pafundësi, nuk mund të rrezikojmë miratimin e buxhetit e krijimin e situatave të vështira financiare në qindra mijëra familje e as të bllokojmë krijimin e institucioneve”, shkruan ajo, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ajo thotë se po bëjnë hapa para për jetësimin e vullnetit qytetarë dhe po angazhohen për krijimin e Qeverisë që do të luftojë krimin e korrupsionin..

“Bashkë me LDK-në duhet të përmbushim shpresat për ndryshim. Kjo është mundësia e fundit për të jetësuar vullnetin e qytetarëve, për t’u shkëputur përfundimisht nga qeverisjet e papërgjegjshme që shkaktuan largimin e qindra mijëra qytetarëve rrugëve të botës”, shkruan tutje ajo.

Postimi i plotë:

Albin Kurti, personi më i votuar në zgjedhjet parlamentare, është i mandatuari për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sot dërguam dhe formalisht propozimin e LV! si fituese e zgjedhjeve.

Tani më nuk ka dhe shumë kohë, 15 ditë nga nesër Albin Kurti duhet të paraqes përbërjen e Qeverisë para Kuvendit.

Nuk mund të presim në pafundësi, nuk mund të rrezikojmë miratimin e buxhetit e krijimin e situatave të vështira financiare në qindra mijëra familje e as të bllokojmë krijimin e institucioneve.

Ne po bëjmë hapa përpara në jetësimin e vullnetit të qytetarëve të shprehur me 6 tetor, po angazhohemi për krijimin e një Qeverie që do të luftojë krimin e korrupsionin, që do të punoj shumë për zhvillimin ekonomik e përmirësimin e jetës së qytetarëve, për mundësitë e reja e hapjen e perspektivave për të rinjët tanë.

Kemi besuar se në këtë rrugëtim do të jemi bashkë me LDK-në, në realizimin e programit për të cilin jemi pajtuar tashmë, andaj jemi angazhuar e do të punojmë edhe ditëve në vijim që kjo të arrihet.

Nuk mund të kthehemi në të kaluarën, në rrugën përpara duhet ulur në tavolinën e bisedimeve deri në arritjen e marrëveshjes, votimin e Qeverisë Kurti dhe fillimin e punës.

Bashkë me LDK-në duhet të përmbushim shpresat për ndryshim. Kjo është mundësia e fundit për të jetësuar vullnetin e qytetarëve, për t’u shkëputur përfundimisht nga qeverisjet e papërgjegjshme që shkaktuan largimin e qindra mijëra qytetarëve rrugëve të botës.

Skenaret që pengojnë realizimin e vullnetit të qytetarëve nuk mund dhe nuk duhet të ngadhnjejnë mbi zërat racional që duhet t’I dëgjojmë këto ditë. Është koha që premtimet t'i bëjmë realitet, që besimin që na e kanë dhënë, ta kthejmë në votimin e Qeverisë së ndryshimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat