Zyberaj: Bota do ta njoh fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit

Aktuale

Zyberaj: Bota do ta njoh fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit

Nga: A.SH Më: 20 janar 2020 Në ora: 15:38
Jetlir Zyberaj

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Jashtëm në detyrë Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me atë që Ivica Daçiç pohoi në një intervistë se fushata e Kosovës ka dëmtuar Serbinë, duke thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se Serbia është dëmtuar nga skandalet, aferat korruptive dhe kontrabanda e armëve të Daçiçit.

Postimi në Facebook:

Bota do ta njoh fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Aleksander Vucicit dhe Ivica Dacicit

Ivica Daçiç pohoi në një intervistë se fushata e Kosovës ka dëmtuar Serbinë, çka nuk është e vërtetë.
Serbia është dëmtuar nga skandalet, aferat korruptive dhe kontrabanda e armëve të Daçiçit në të gjithë botën. Kosova i ka treguar botës vetëm të vërtetën dhe realitetin.
Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë atë. Bota do ta njoh fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Aleksander Vucicit dhe Ivica Dacicit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat