Ngrihet aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Aktuale

Ngrihet aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Më: 20 janar 2020 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër V.B., për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist sipas KPRK-së.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura V.B. me qëllim për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste ISIS dhe Al-Nusra në Siri dhe Irak, më 26.09.2014 duke vepruar me dashje dhe dijeni për veprimet e veta, është larguar nga Kosova, duke kaluar përmes pikës kufitare të Hanit të Elezit në drejtim të Shkupit, me pasaportë të Kosovës, së bashku me dy fëmijët e sajë dhe bashkëshortin.

Nga Aeroporti i Shkupit kanë udhëtuar drejt Stambollit dhe më tutje drejt Sirisë, ku pas bashkimit në grup terrorist, burri i saj E.H., është vrarë më datën 30.04.2015 në Siri,  ndërsa e pandehura  ka qëndruar atje deri në kohën kur është  deportuar në Kosovë më 20.04.2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat