Deputeti i Vetëvendosjes ka disa fjalë rreth koalicionit VV-LDK, ja çfarë thotë për skenarët “ogurzi”

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes ka disa fjalë rreth koalicionit VV-LDK, ja çfarë thotë për skenarët “ogurzi”

Nga: N.H Më: 20 janar 2020 Në ora: 17:26
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Deputeti më i vjetër i Kuvendit të ri të Kosovës, Jahja Koka, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një shkrimi në Facebook, ka folur rreth një skenari “ogurzi” për Kosovën.

Sipas tij, rrënjët e problemit serioz para së cilës gjendet Kosova, kanë burim qindravjeçar të kthetrave serbe, të cilat na i hoqi Amerika me aleatët perëndimor.

Mes tjerash në këtë shkrim të gjatë, ai uron që të arrihet koalicioni VV-LDK, që sipas tij, më të cilën ngadalë, por në mënyrë të sigurt do të krijohej një ndryshim i psikologjisë edhe kolektive.

Ja shkrimi i tij:

CKA PAS MOS MARRAVESHJES EVENTUALE: SKENARI UGURZI PER KOSOVEN

Konsideroj qe rrenjet e problemit serioz para te cilit gjendet Kosova kane burim qindravjecar te kethetrave serbe te cilat na I hoqi Amerika me aleatet perendimor kur intersat e tyre gjeopolitik rezonuan me perpelitjet tona per te dale nga roberia shekullore.
Gjithesesi duhet te rekognisohet kontributi atdhetar I bijave dhe bijve tane, UCK-s qe me idealet e tyre rinore qe derivoheshin nga varferia dhe vujatjet femirore dhe prindeve te tyre, dualen ne male me arme ne dore, per ta kerkuar para botes liridashese, lirine jo vetem me fjale por edhe me gjak.

Kethetrat serbe u hoqen nga shtergesa fizike ne qafen tone kombetare ne diten kur u nenshkrua kapitullimi pa kushte nen Cadrat e Kumanoves ne vitin 1999. Por kapitullimin ne fjale, pra pavarsine nuk na dorezuan neve te plote, pertej ballances se ineresave gjithesesi gjeopolitike edhe permisave ruso serbe dhe disa shteteve europiane. Freni I pavarsise se plote ishte Pako e Ahtisaarit, njeriut qe me gjenialitetin e tij diplomatik projektoi dy mundesi te cilat do te filtroheshin, duke dale ne pah, me Kohen njera prej tyre.
a) Realizimit gradual kohore i pavarsise se plote ne permes te zhvillimit te fuqishem ekonomik dhe konsulidimit politik ne Kosove apo
b) Degradimi I pavarsise dhe integritetit edhe territorial I cili ne rast te gjenerimit te nje kaosi degradues shoqeror, ekonomik dhe teresisht jetesore ne Kosove, kethetrat serbe , ne kushtet e pavarsise se cunguar, munde te veprojne , fillimisht nga distanca, qe pastaj ti realizojne qellimet e tyre, te cilat si vege kane kushtetuten-preambullen e saje.

Djemet tane qe na zbardhen faqen me heroizmat e tyre luftarak, timonin e zhvillimit shterore e shoqerore e cuan kah degradimi I te gjitha poreve jetesore arsimore, shendetsore, ekonomike e tj. Ndoshta per faktin qe na futen ne kete humnere degraduese , ne radhe te pare arsimore dhe te gjitha te tjerave qe derivohen nga kjo, nuk e ndiejne fajin, nga se duke dale nga varferia dhe kushtet e permendura te kethetrave serbe, futen ne nje meshikez psikologjike te bollekut, jetes se ambel duke gjeneruar korrupcionin dhe te gjitha fatkeqesite tona ne permes strategjive te tyre sunduese, me te cilen kurrsesi nuk pranojne te zbresin nga bolleku marramendes , prestigji dhe luksi ne llogari te gjenerimit te varferise dhe degradimit te skajshem ne vendit.

Kjo ishte deshira dhe pritja e bashke kasapeve te Millosheviqit qe sot akoma sundojne ne Beograd. Ne kete situate te brishte, kethetrat serbe te permenduara nga teledirigjimi, afrohen fizikisht duke gjete aleat ke disa djem, qe ne ditet e lufes ne malet tona ishin yndyra e kombit. Kjo simbioze tani forcon kethetrat serbe, shfaq, jo vetem stagnimin por degradimin dhe c’njohjet e shteteve duke degraduar pavarsine edhe ne rrafshin nderkomebtar.

Perpelitja e qytetareve ne Kosove ne kete teposhtze apo gradacion negative tani edhe rapid, bene jeten e tyre te padurueshme. Nga mellefi , digjohen zera, “po keta qenkan me te kqinje se kethetrat serbe”, qe une mendoj kurrsesi nuk munde te jete ashtu, perkundrazi.

Duke pare rritjen e varferise, eksoduset, afrimin e kethetrave serbe, gllaberimet, korrupcionin, nepotizmin, si fatkeqsi e te gjithave, populli kerkonte nje frymarrje shpetimi. Ndaj e votuan partine qe nuk kishte pase rast, apo nuk kishte gisht ne gjenerimin e situates se pa durueshme. Kompalmentare e mendonin Vjosa Osamnin me shoke, te cilet treguan disa here qe nuk jane ne frekuance me gllaberimet, korrupcionin dhe ritmin e valles me disa liberator tane te maleve, te permendur.

Ne demokraci partite gjenerojne fuqi politike. Fuqia politike numerikisht eshte shum me e madhe e autoreve te korrupcionit dhe degradimit te shkaktuar ne 20 vitet e fundit, se sa e atyre qe ofrojne ndryshimin.

Njohesit e mencur te dinamikave politike dhe konstelacionit te forcave duke marre parasysh numrin e permendur, dukshem mbisuendues te atyre qe kapen shtetin per 20 vitet e fundit, me klentelizem te punesimit dhe forma komplemnetare, e konsideronin te pa mundur largimin e klases politike qe sundonte kaq vjete. Te pakten kurrsesi pa trazira e tollovi drastike. Nje politikolog gjerman me pate thene se kjo absolutisht eshte e pa mundur. Ata kane fuqi ekonomike strategjike dhe se inercioni I nevojave te tyre te luksit e privilegjeve dhe frika e humbjes se pasurise bene qe nuk do te lene gur pa rrrotulluar per most e lejuar zbritjen e tyre apo kthjelljen e Kosoves ka zhvillimi apo progresi.

Fjalet e mikut tim, politikologut gjerman, se ata do te perdorin edhe strategji edhe te pa dukeshme per ti ruajtur bollekun dhe privilegjat, me kujtohen sot kur gjenerohen nyje te cuditeshme te moslidhjes se marraveshjes. Edhe femiu e kupton qe presidenti nuk ishte pjese e aktivitetit zgjedhur, por futet si cazus beli. Kur ai problem tejkalohet linde problemi tjeter I cuditeshem. Votohet Glauk Konjifca, nga LDK per tu shkarkuar(?), por ata qe e votuan per kete qellim , nuk duan ta shkarkojne me vote edhe pse e kane mundesine. Mua me duket I cuditeshem, paradoksal apo problem non ekzistent, qe sugjeron qe edhe poqese tejkalohet edhe ky problem sikurse ai I pari, marraveshja nuk do te lidhet, nga se kontrollohet nga jasht sistemi i ketyre dy partive.

Nuk mendoj qe keto dy probleme, sipas mendimit tim bizar, munde ta pengojne ndryshimin I cili munde te jete epokal, ndryshim qe munde te gjeneroj situate e ide te reja ne mendesine e spektrit te tersishem politik, jo vetem mbrenda dy partive qe mundohen te mirren vesh.

Rikethimi i teposhtzes politike te sundimtareve 20 vjecar, qe sollen kete situate, do te shoqerohet me force momenti edhe te kethetrat serbe qe te gjithe I shohim se si na kanosen, kurse engjulli yne kujdestar Amerika, munde te kete ne cdo moment telashe tjera ne kontinente te ndryshme, kur ne do te mbesim nen meshiren e pa meshire.

Fatkeqesia munde te jete edhe me e madhe, qe instikti I masave qytetare nese sheh kanosjen e nje rreziku te ri te vazhdimit te degradimit 20 vjecar, droj qe do te acarohet tejmase. Duke pase frike te rritjes se varferise, eksoduseve dhe terkurrjes se pa durueshme , munde te dalin ne rruge ne menyre ekspanduese. Ne ate rast, kam drone qe nuk do ti besojne as VV e as ndonje partije tjeter. Duan ndryshim , por nuk do dijne cfare,ne ate c’akordim stihik duke gjeneruar anarshi dhe kaos te mundeshem famkeq. Ky skenar, kur do te humbej besimi dhe shpresa ne sejcilin, rrezikohet te mbreteroje acarimi psikologjik I pa kontrolluar I masave. Kete gjendje nuk do te ia deshiroja as armikut.

Ndaj uroj qe te lidhet marraveshja, me te cilen ngadal por ne menyre te sigurt do te krijohej nje ndryshim I psikologjise edhe kolektive, vlera e te cilit do te ishte reformimi edhe I partive qe sunduan te cilat konstituojne shumicen. Ata me ekperincen qeverisese dhe ndryshimet e mendesise qe do te arrihej, pas nje kohe ne opozite, do te ishin nje force politike kredibile e se ardhemes fatlume afatgjate. Mendoj keshtu do te rritej edhe uniteti nderpartiak dhe qytetar, per te mbisunduar forcen diplomatike por potencialisht edhe fizike te kethetrave serbe qe aktualisht veprojn ne menyre teledirigjuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat